Për pjesëmarrjen në Javën Energjetike Ruse
Kemi kënaqësinë të informojmë të gjitha institucionet dhe bizneset e interesuara të Shqipërisë se në datat 13-15 tetor 2021 në Moskë do të zhvillohet Forumi i radhës Ndërkombëtar për Efiçencën Energjetike dhe Zhvilimin e Energjisë "Java Energjetike Ruse". Kryetari i komitetit organizativ të Forumit është zëvendëskryeministri rus Aleksandër Novak.
Forumi shërben për diskutimin e perspektivave të zhvillimit të sektorëve të tillë të ekonomisë, si industria e naftës dhe gazit, petrokimia, energjia alternative. Në fokusin e punës së Forumit janë përspektivat e kalimit energjetik, ndryshime të modeleve të prodhimit dhe të konsumit të energjisë në kohën e përparimit të ekonomisë së gjelbër. Një tjetër qëllim është demonstrimi i mundësive energjetike të Rusisë dhe realizimi i potencialit të bashkëpunimit ndërkombëtar. Në Forumin zakonisht marrin pjesë zyrtarë, biznesmenë, ekspertë, akademikë dhe gazetarë nga Rusia dhe shumë vende të tjera të Evropës, Azisë, Amerikës Veriore, Amerikës Latine.
Për më shumë informacione për pjesëmarrje në këtë aktivitet kaloni tek linku i Forumit:
https://rusenergyweek.com/?fbclid=IwAR2AGwXrePXHcE2KflivAjOB9OyW57qmmb4T1JkfIr7eVppYgp4MfC6lm8U