Lidhjet tregtare-ekonomike Ruse Shqiptare

Lidhjet tregtare-ekonomike Ruse Shqiptare

Rusia ze vendin e peste ne tregtine e jashtme te Shqiperise pas Italise, Greqise, Turqise dhe Gjermanise. Tregtia me Rusine perben 4% te qarkullimit tregtar te jashtem te Shqiperise. Ne vitin 2008 qarkullimi tregtar ruso-shqiptar sipas te dhenave e Ministrise se ekonomise, zhvillimit dhe tregtise ishte 200 milion USD, nga te cilat importi nga Rusia 180 milione (produkte te naftes, grure, vaj bimesh, nitrate, teknike elektrike), kurse eksporti shqiptar 20 milione USD (gjysmefabrikat kromi, lekure, tekstile). Qe nga viti 1997 vepron Konventa dypaleshe per heqjen e tatimit te dyfishte per tatimin mbi te ardhurat dhe mallin. 

Gjate mbledhjes se 5 te komisionit nderqeveritar per tregtine, bashkepunimin ekonomik, tekniko-shkencor Rusi-Shqiperi te zhvilluar ne dhjetor 2007 ne Tirane (KNQ) u shenuan drejtimet prioritare te bashkepunimit dypalesh tregtar ekonomik, energjetika, perpunimi i mineraleve te dobishme ne teritorin e Shqiperise, bashkepunimi midis sherbimit te doganave. U theksua gjithashtu, se pjesё e pashfrytezuar per thithjen e kapitalit rus ne Shqiperi mbetet turizmi, per te cilin ka mundesi reale zhvillimi. Aq me teper, qe ne programin e qeverise shqiptare pikerisht kjo fushe e ekonomise cilesohet nder prioritaret. 

Ne tetor 2006 ne Moske u zhvillua forumi dypalesh i punes me pjesmarrjen e perfaqesuesve dhe sipermarresve te Dhomave te Tregtise dhe Industrise te Rusise dhe Shqiperise. Palet kembyen mendime dhe informacion te dobishem per potencialin dhe mundesite e njeri-tjetrit, diskutuan prespektivat e forcimit dhe zhvillimit te lidhjeve te punes. Pala shqiptare prezantoi programin e qeverise shqiptare “Shqiperia – 1 euro”, qe parashikon krijimin e kushteve maksimalisht te favorshme per investuesit e huaj ne tregun shqiptar. 

Ne Shqiperi zhvillohen rregullisht panaire sezonale tregtare-industriale. Organizatoret e tyre jane shume te interesuar per pjesmarrjen e firmave prodhuese ruse. Interes paraqesin per ta mallrat tonё te nomenklatures bujqesore (teknika bujqesore, plehrat, drithi, farerat), te profilit ndertimit (materiale ndertimi, sidomos konstruksione metalike, çimento, bojra e llak, duralumin), transporti automobilistik, teknika elektrike (transformatore, kontaktore, çelesa, kabllo etj.), prodhime te poligrafise (leter teknike, etj). 

Ambasada njofton rregullisht per panairet dhe ekspozitat e organizuara ne Shqiperi Dhomen tregtare-industriale te Rusise, e cila i vendos keto te dhena ne Internet-sajtin e vet dhe e shperndan ne adresa te kompanive ruse te interesuara.