Me një hyrje ose dy hyrje deri në 3 muaj, me kalim të shumëfishtë deri në një vit (për anëtarët e familjes dhe të afërmit e afërt të një qytetari të Federatës Ruse sipas kërkesës së këtij të fundit).
Dokumentacioni:
1) Pasaportë për jashtë shtetit, e vlefshme. Pasaporta duhet të ketë të paktën dy faqe bosh të destinuara për viza, periudha e vlefshmërisë së saj nuk duhet të përfundojë më herët se 6 muaj nga data e skadimit të vizës.
2) Një ftesë e përpiluar në formular standard të sigurt ose një ftese elektronike e shtypur, e lëshuar nga një organ territorial i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë.
Viza private mund të lëshohet gjithashtu në bazë të një Vendimi të kreut të misionit diplomatik rus (ambasadorit) me kërkesë (në formë të shkruar) të një qytetari të Federatës Ruse për hyrjen bashkë me të në Federatën Ruse të anëtarëve të familjes së tij (bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët e mitur, fëmijët e rritur me aftësi të kufizuara), të cilët janë shtetas të huaj. Ju kujtojmë se kjo procedurë vlen për të gjithë shtetasit rusë që ndodhen legalisht jashtë vendit. Për të marrë një vizë të tillë, shtetasit rus i propozohet të shkruajë një kërkesë për hyrje të përbashkët në Federatën Ruse (e cila ofrohet në Degën Konsullore të Ambasadës), ai duhet të paraqesë pasaportën ruse për udhëtime jashtë shtetit, si edhe një dokument që konfirmon shkallën e kërkuar të farefisnisë. Në rast të hyrjes së përbashkët me një fëmijë të rritur me aftësi të kufizuara, kërkohet një dokument që konfirmon paaftësinë e tij. Kjo lloj vize mund të jetë me një kalim ose dy kalime.
Nëse shtetasi rus ndodhet në territorin e Federatës Ruse, për lëshimin e vizës një të afërmi të tij të ngushtë kërkohet një kërkesë origjinale e vërtetuar nga një noter rus. Kërkesa hartohet në formë të lirë dhe duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm: mbiemër, emër, atësi, datëlindje, numër pasaporte, adresë regjistrimi ose adresë vendbanimi aktual të shtetasit rus, si edhe mbiemër, emër, datëlindje, shtetësi, gjini, numër pasaporte, llojin e hyrjes së vizës, qëllimin e udhëtimit, periudhën e kërkuar të hyrjes, vendbanimin e synuar të shtetasit të huaj të ftuar dhe qytetet qe do te vizitoje.
3) Formulari i aplikimit për vizë, i plotësuar në faqen https://visa.kdmid.ru/ dhe i printuar, si edhe një foto e madhësisë së përcaktuar (3.5x4.5 cm).
4) Policë sigurimi shëndetësor (për qytetarët e BE-së).
5) Një dokument që i jep një shtetasi të huaj të drejtën e qëndrimit të vazhdueshëm nё vendin e aplikimit për më shumë se 90 ditë, nëse ky shtetas i huaj aplikon për vizë jo në shtetin e tij (leje qëndrimi ose leje pune).
Me një ose dy hyrje me afat deri në 1 muaj.
Për të marrë një vizë të tillë, duhet të paraqisni në Degën Konsullore dokumentet e mëposhtme:
1) Pasaportë për jashtë shtetit, e vlefshme. Pasaporta duhet të ketë të paktën dy faqe bosh të destinuara për viza, periudha e vlefshmërisë së saj nuk duhet të përfundojë më herët se 6 muaj nga data e skadimit të vizës.
2) Konfirmimi i pritjes së turistit të huaj nga një organizatë turistike, të dhënat e së cilës gjenden në regjistrin e unifikuar federal të operatorëve turistikë.
Konfirmimi i rezervimit të një hoteli nuk përbën bazë për lëshimin e një vize turistike
3) Formulari i aplikimit për vizë, i plotësuar në faqen https://visa.kdmid.ru/ dhe i printuar, si edhe një foto e madhësisë së përcaktuar (3.5x4.5 cm).
4) Policë sigurimi shëndetësor (për qytetarët e BE-së).
5) Një dokument që i jep një shtetasi të huaj të drejtën e qëndrimit të vazhdueshëm në vendin e aplikimit për më shumë se 90 ditë, nëse ky shtetas i huaj aplikon për vizë jo në shtetin e tij (leje qëndrimi ose leje pune).
Me një kalim ose dy kalime, deri në 3 muaj
Dokumentacioni:
1) Pasaportë për jashtë shtetit, e vlefshme. Pasaporta duhet të ketë të paktën dy faqe bosh të destinuara për viza, vlefshmëria e saj nuk duhet të përfundojë më herët se 1 vit e gjysmë nga data e skadimit të vizës së kërkuar.
2) Një ftesë në formular standard të sigurt ose një ftese elektronike e shtypur, e lëshuar nga një organ territorial i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë, në përputhje me legjislacionin e Federatës Ruse, me kërkesë të një institucioni arsimor rus, në afatin e sipërpërmendur ose në bazë të vendimit për dhënien e një vize të lëshuar në formë elektronike nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.
3) Formulari i aplikimit për vizë, i plotësuar në faqen https://visa.kdmid.ru/ dhe i printuar, si edhe një foto e madhësisë së përcaktuar (3.5x4.5 cm).
4) Policë sigurimi shëndetësor (për qytetarët e BE-së).
5) Një dokument që i jep një shtetasi të huaj të drejtën e qëndrimit të vazhdueshëm në vendin e aplikimit për më shumë se 90 ditë, nëse ky shtetas i huaj aplikon për vizë jo në shtetin e tij (leje qëndrimi ose leje pune).
Me një hyrje deri në 3 muaj
Dokumentacioni:
1) Pasaportë për jashtë shtetit, e vlefshme. Pasaporta duhet të ketë të paktën dy faqe bosh të destinuara për viza, periudha e vlefshmërisë së saj nuk duhet të përfundojë më herët se 1 vit e gjysmë nga data e skadimit të vizës, për të cilën aplikohet.
2) Një ftesë në formular standard të sigurt ose një ftese elektronike e shtypur, e lëshuar nga një organ territorial i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë. Lëshimi i vizave të punës me kërkesë të drejtpërdrejtë të punëdhënësve rusë apo porositësve të shërbimeve nuk lejohet.
3) Formulari i aplikimit për vizë, i plotësuar në faqen https://visa.kdmid.ru/ dhe i printuar, si edhe një foto e madhësisë së përcaktuar (3.5x4.5 cm).
4) Policë sigurimi shëndetësor (për qytetarët e BE-së).
5) Certifikatë për mungesën e infeksionit HIV.
5) Një dokument që i jep një shtetasi të huaj të drejtën e qëndrimit të vazhdueshëm në vendin e aplikimit për më shumë se 90 ditë, nëse ky shtetas i huaj aplikon për vizë jo në shtetin e tij (leje qëndrimi ose leje pune).
Me një kalim ose dy kalime me afat deri në 3 muaj, kalim i shumfishtë deri në 1 vit.
Dokumentacioni:
1) Pasaportë për jashtë shtetit, e vlefshme. Pasaporta duhet të ketë të paktën dy faqe bosh të destinuara për viza, periudha e vlefshmërisë së saj nuk duhet të përfundojë më herët se 6 muaj nga data e skadimit të vizës.
2) Një ftesë në formular standard të sigurt ose një ftese elektronike e shtypur, e lëshuar nga një organ territorial i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë.
3) Formulari i aplikimit për vizë, i plotësuar në faqen https://visa.kdmid.ru/ dhe i printuar, me një foto e madhësisë së përcaktuar (3.5x4.5 cm).
4) Policë sigurimi shëndetësor (për qytetarët e BE-së).
5) Një dokument që i jep një shtetasi të huaj të drejtën e qëndrimit të vazhdueshëm në vendin e aplikimit për më shumë se 90 ditë, nëse ky shtetas i huaj aplikon për vizë jo në shtetin e tij (leje qëndrimi ose leje pune).
Kjo vizë lëshohet për shtetasit e huaj që hyjnë në Federatën Ruse për qëllime shkencore, kulturore, socio-politike, sportive ose fetare (lidhje e kontakte), pelegrinazhi, veprimtari bamirësie apo ofrimin e ndihmës humanitare. Viza e zakonshme për motive humanitare lëshohet në bazë të ftesës origjinale ose elektronike të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme Ruse.
Kjo vizë mund të lëshohet me vendim të shefit të misionit diplomatik në raste të jashtëzakonshme në bazë të një kërkese me shkrim të shtetasi të huaj që planifikon të hyjë në Rusi për të marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare ose në bisedime të nivelit të lartë. Në këtë rast, kërkesa me shkrim e shtetasit të huaj duhet të shoqërohet me një ftesë në çfarëdo forme nga organizata pritëse ruse, e cila shënohet në vizë. Viza humanitare shumëkalimshe mbi këtë bazë nuk lëshohen.
Viza e zakonshme humanitare mund të jetë njëkalimshe ose dykalimshe për një periudhë deri në tre muaj ose shumëkalimshme për një periudhë deri në një vit (nëse nuk parashikohet ndryshe nga marrëveshje ndërkombëtare të Federatës Ruse).
Qëndrimi i shtetasit të huaj në territorin e Federatës Ruse i pajisur me vizë shumëkalimshe humanitare nuk mund të kalojë 90 ditë nga çdo 180 të njëpasnjëshme.
Dokumentacioni:
1) Pasaportë e huaj e vlefshme. Pasaporta duhet të ketë të paktën dy faqe bosh të destinuara për viza, periudha e vlefshmërisë së saj nuk duhet të përfundojë më herët se 6 muaj nga data e skadimit të vizës.
2) Një ftesë në formular standard të sigurt ose një ftese elektronike e shtypur, e lëshuar nga një organ territorial i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë ose nga Departamenti Konsullor i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
3) Formulari i aplikimit për vizë, i plotësuar në faqen https://visa.kdmid.ru/ dhe i printuar, si edhe një foto e madhësisë së përcaktuar (3.5x4.5 cm).
4) Policë sigurimi shëndetësor (për qytetarët e BE-së).
5) Një dokument që i jep një shtetasi të huaj të drejtën e qëndrimit të vazhdueshëm në vendin e aplikimit për më shumë se 90 ditë, nëse ky shtetas i huaj aplikon për vizë jo në shtetin e tij (leje qëndrimi ose leje pune).
U lëshohet shtetasve të huaj ose personave pa shtetësi për qëllime udhëtimi.
tranzit përmes territorit të Federatës Ruse, nëse këta persona nuk kanë të drejtë të kalojnë tranyit në territorin e Rusisë pa viza.
Udhëtimi tranzit në territorin e Federatës Ruse nga shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi për në shtetin e destinacionit me të gjitha llojet e transportit të pasagjerëve lejohet me paraqitjen e vizës ruse të tranzitit, vizës hyrëse në shtetin që kufizohet me Federatën Ruse sipas itinerarit, të vizës së shtetit të destinacionit apo paraqitjen e pasaportës së këtij shteti dhe biletave të udhëtimit për dalje nga Federata Ruse me datën e konfirmuar të udhëtimit nga Federata Ruse.
Viza e tranzitit lëshohet për një periudhë kohore deri në 10 ditë.
Shtetasit të huaj që udhëton përmes territorit të Federatës Ruse për në shtetin e destinacionit në rrugë ajrore, i lëshohet vizë tranziti për një periudhë prej jo më shumë se 3 ditë.
Shtetasit të huaj që udhëton përmes territorit të Federatës Ruse për në shtetin e destinacionit me makinë ose kamion i lëshohet vizë tranziti për periudhën e nevojshme për udhëtimin tranzit përgjatë rrugës më të shkurtër (por jo më shumë se 10 ditë). Afati i dhënë përllogaritet bazuar në kilometrazhin mesatar ditor të një automjeti të barabartë me 500 km.
Viza e tranzitit mund të jetë njëkalimshe ose dykalimshe. Periudha e vlefshmërisë së vizës tranzite dykalimshe mund të jetë jo më shumë se një muaj, ndërsa afati i vlefshmërisë së vizës nuk mund të jetë më shumë se 10 ditë. Në rast se shtetasi i huaj duhet të kalojë tranzit përmes Rusisë në një vend të tretë, dhe më pas të kthehet sërish përmes Rusisë për një periudhë totale që tejkalon një muaj, ai duhet të aplikojë për vizë tranziti njëkalimshe, ndërsa për vizën e dytë të tranzitit duhet të aplikojë në Degën Konsullore të Federatës Ruse në vendin, në të cilin shtetasi i huaj ka shkuar.
Vizat e tranzitit lëshohen në bazë të biletave të udhëtimit që janë të vlefshme për udhëtim nga Federata Ruse (ose në bazë të një garancie të konfirmuar të blerjes së tyre në territorin e Federatës Ruse dhe paraqitjen e vizës hyrëse në shtetin që kufizohet me Federatën Ruse sipas itinerarit që do të ndiqet, të vizës së shtetit të destinacionit apo paraqitjen e pasaportës së këtij shteti. Nuk kërkohet vizë hyrëse në shtetin që kufizohet me Federatën Ruse për shtetasit e të parit, si edhe për shtetasit e vendeve që kanë marrëveshje për hyrje pa viza me vendin që kufizohet me Rusinë ose me shtetin e destinacionit në bazë të marrëveshjeve që ekzisotjnë midis tyre (ky fakt duhet të vërtetohet me dokument përkatës).
Nuk lëshohen viza tranziti për një periudhë që tejkalon 10 ditë. Nëse është e nevojshme, shtetasit e huaj marrin viza të një kategorie dhe qëllimi tjetër udhëtimi: vizë të zakonshme turistike, vizë pune ose humanitare në përputhje me kërkesat përkatëse (nëse ka ftesa të lëshuara në mënyrën e përcaktuar, dokumente turistike etj.).
Kalimi tranzit përmes territorit të Federatës Ruse pa vizë lejohet për shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi në rastet kur:
- kryejnë fluturime të drejtpërdrejta në rrugë ajrore (pa qëndrim) përmes territorit të Federatës Ruse;
- ata udhëtojnë në rrugë ajrore me kompani ajrore ndërkombëtare me tranzit në të njëjtin aeroport në territorin e Federatës Ruse (vetëm nëse aeroporti ka zonë tranziti) dhe kanë dokumente përkatëse për të patur të drejtën të hyjnë në shtetin e destinacionit dhe një biletë avioni me datën e konfirmuar të nisjes nga aeroporti i tranzitit në territorin e Federatës Ruse brenda 24 orëve nga momenti i arritjes në këtë aeroport, me përjashtim të rasteve të ndalimit të detyruar;
- janë shtetas të një shteti, me të cilin Federata Ruse ka një marrëveshje ndërkombëtare përkatëse për kalimin transit pa viza.
Për të marrë viza tranziti, pranë degëve konsullore të Rusisë duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:
- pasaportë me vizë nga shteti kufizues, përmes së cilit zhvillohet itinerari, ose nga shteti i destinacionit (nëse kjo është e nevojshme) me përjashtim të rasteve, kur ka një notë nga Ministria e Punëve të Jashtme të vendit të qëndrimit për kalim tranzit nëpërmjet Rusisë të figurave zyrtare apo delegacioneve me pasaporta diplomatike ose shërbimi, ose ka një udhëzim të posaçëm nga Departamenti Konsullor pranë MPJ-së së Rusisë;
- formular aplikimi për vizë i plotësuar: https://visa.kdmid.ru/, me një fotografi të përmasave (3.5x4.5cm);
- biletat e udhëtimit me datë të konfirmuar të nisjes nga Federata Ruse ose një garanci e konfirmuar e blerjes së tyre në Rusi;
- policë e sigurimit shëndetësor (e vlefshme për vendet e BE).
Shtetasit e huaj që udhëtojnë përmes territorit të Rusisë në një anije të huaj, e cila ndodhet në një nga portet e Rusisë (në rast të ndryshimit të ekuipazhit), nuk marrin vizë tranziti. Atyre u lëshohet një vizë e zakonshme pune për qëllime udhëtimi si “pjesëtar i ekuipazhit”.
Në lidhje me këtë, duhet të theksohet se të drejtën për kalim tranzit pa viza përmes territorit të Federatës Ruse e kanë vetëm shtetasit e atyre vendeve, me të cilët Federata Ruse ka marrëveshje për udhëtime pa viza ose marrëveshje që parashikojnë kalim tranzit pa viza, si edhe shtetasit e huaj që kryejnë kalim tranzit pa viza deri në 24 orë, me kusht që ata të qëndrojnë në zonën e tranzitit të aeroportit rus deri në momentin e itinerarit të tyre, nisjes nga aeroporti.
Në të gjitha rastet e tjera, shtetasit e huaj duhet të marrin viza tranziti pranë përfaqësive konsullore të Rusisë në mënyrën e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi i Rusisë, përfshirë transportin deri në 24 orë, nëse fluturimi lidhës do të kryhet nga një aeroport tjetër rus.
KUJDES: PËR QYTETARËT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SHËRBIMET PËR LËSHIMIN E VIZAVE ELEKTRONIKE (E-VISA) NUK OFROHEN
Nga 1 tetori 2019, në përputhje me Dekretin e Qeverisë së Federatës Ruse, qytetarët e 53 vendeve (duke përjashtuar Shqipërinë) mund të marrin njëkalimshe pune, humanitare ose turistike në sajtin e posaçëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse (http://electronic-visa.kdmid.ru/) në formën e e një dokumenti elektronik (vizë elektronike) për të vizituar Shën Peterburgun dhe rajonin e Leningradit.
Viza elektronike lëshohet falas në bazë të aplikimit (kërkesës) nga shtetasi i huaj, të plotësuar në formë elektronike në faqen e internetit të sipërpërmendur të Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse, jo më vonë se 4 ditë kalendarike para datës së pritshme për të hyrë në pjesë të territorit të Rusisë. Kërkesës i bashkëngjitet një fotografi dixhitale në formën e një dokumenti elektronik. Për marrjen e kësaj vize nuk kërkohet asnjë dokument tjetër.
Vizat elektronike janë të vlefshme për 30 ditë nga data e lëshimit. Shtetasi i huaj mund të qëndrojë në Federatën Ruse deri në 8 ditë nga data e hyrjes.
Vizat elektronike janë të vlefshme për hyrje dhe dalje nga Federata Ruse në rrugë ajrore, tokësore dhe ujore, si dhe në rrugë tokësore pa përdorimin e automjeteve (në këmbë) ekskluzivisht përmes pikave të kontrollit kufitar të vendosura përgjatë kufirit shtetëror të Federatës Ruse në territorin e Shën Petërburgut dhe rajonit të Leningradit:
- Pika e kontrollit kufitar ajror “Pulkovo”;
- pikat e kontrollit kufitar detar "Vysotsk", "Porti i madh i Shën Petërburgut (stacioni detar"), "Porti i pasagjerëve të Shën Petërburgut";
- pikat e kontrollit kufitar të automjeteve "Ivangorod", "Torfyanovka", "Brusnichnoe", "Svetogorsk";
- Pika e kontrollit kufitar për këmbësorë "Ivangorod".
Nuk është ende e mundur hyrja me viza elektronike në territorin e Shën Petërburgut dhe Rajonit të Leningradit dhe dalja prej tyre në rrugë hekurudhore.
Shtetasit e huaj që kanë marrë viza elektronike për të vizituar Shën Petërburgun dhe rajonin e Leningradit kanë të drejtë të ndodhen dhe lëvizin vetëm brenda këtyre territoreve.
Kompanitë e transportit mund të verifikojnë, nëse një shtetas i huaj ka vizë elektronike të vlefshme në faqe e veçantë automatike të Ministrisë së Jashtme Ruse https://evisacheck.kdmid.ru/, ku informacioni është i disponueshëm në gjuhën ruse dhe angleze.
Shtetasit e huaj mbajën përgjegjësi personale për korrektësinë e të dhënave të tyre personale të paraqitura gjatë aplikimit për vizë elektronike, duke përfshirë drejtshkrimin e mbiemrit dhe emrit (emrave) të tyre në përputhje të saktë dhe të plotë me mënyrën e shkruar në pasaportë. Në rast të mospërputhjes së plotë ose të pjesshme të këtyre të dhënave me të dhënat e shkruara në pasaportë (shtetësia, mbiemri, emri (emrat), data e lindjes, gjinia, numri i pasaportës), ose paraqitja e fotove të tjera, jo të aplikuesve, këtyre të fundit do t’u refuzohet hyrja në Federatën Ruse. Ndërsa, vizat elektronike, të lëshuara në bazë të të dhënave false të paraqitura, do të anulohen. Përjashtim bëjnë vetëm rastet, kur emrat e shtetasve të huaj përmbajnë më shumë karaktere sesa parashikohet në formatin e aplikimit për vizë elektronike.
Duke filluar nga 1 tetori 2019, në përputhje me Dekretin e Qeverisë së Federatës Ruse, qytetarët e 53 vendeve (sipas listës së aprovuar) mund të marrin njëkalimshe pune, humanitare ose turistike në faqen e posaçme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse (http://electronic-visa.kdmid.ru/) në formën e një dokumenti elektronik (vizë elektronike) për të vizituar rajonin e Kaliningradit.
Viza elektronike lëshohet falas në bazë të aplikimit (kërkesës) nga shtetasi i huaj, të plotësuar në formë elektronike në faqen e internetit të sipërpërmendur të Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse, jo më vonë se 4 ditë kalendarike para datës së pritshme për të hyrë në pjesë të territorit të Rusisë. Kërkesës i bashkëngjitet një fotografi dixhitale në formën e një dokumenti elektronik. Për marrjen e kësaj vize nuk kërkohet asnjë dokument tjetër.
Vizat elektronike janë të vlefshme për 30 ditë nga data e lëshimit. Shtetasi i huaj mund të qëndrojë në Federatën Ruse deri në 8 ditë nga data e hyrjes.
Vizat elektronike janë të vlefshme për hyrje dhe dalje nga Federata Ruse ekskluzivisht përmes pikave të kontrollit kufitar të vendosura përgjatë kufirit shtetëror të Federatës Ruse në territorin e rajonit të e Kaliningradit:
- Pika e kontrollit kufitar ajror “Kaliningrad (Hrabrovo)”;
- Pika e kontrollit kufitar detar "Kaliningrad" (pikat e kontrollit në qytetin e kaliningradit, Balltijsk dhe Svetllij)";
- pikat e kontrollit kufitar të automjeteve "Bagratyonovsk", "Gusev", "Mamonovo (Gzhehotki)", "Mamonovo (Gronovo)", “Morskoe”, “Pogranicnij”, “Sovetsk”, “Cernishevskoe”;
- Pika e kontrollit kufitar hekurudhor "Mamonovo", “Sovetsk”.
Shtetasit e huaj që kanë marrë viza elektronike për të vizituar rajonin e Kaliningradit kanë të drejtë të ndodhen dhe lëvizin vetëm brenda territorit të rajonit të Kaliningradit. Nuk lejohet hyrja me vizë elektronike në pjesën tjetër të territorit të Federatës Ruse për qëllime tranziti hyrës (ose dalës) në rajonin e Kaliningradit, përfshi rrugët ajrore pa tranzit.
Kompanitë e transportit mund të verifikojnë, nëse një shtetas i huaj ka vizë elektronike të vlefshme në faqe e veçantë automatike të Ministrisë së Jashtme Ruse (https://evisacheck.kdmid.ru/), ku informacioni është i disponueshëm në gjuhën ruse dhe angleze.