20 gusht

Urim i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, Mikhail Afanasiev, Kryetarit të Organizatës se Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, Odhise Porodini me rastin e Ditës së Lindjes

I nderuar z. Porodini,

Pranoni urimet më të sinqerta e të përzemërta me rastin e Ditës Suaj të Lindjes!

Uroj shëndet të mirë, energji të pashtershme, gjallëri në shpirt, lumturi dhe mirëqënie për Ju dhe familjarët Tuaj. Dëshiroj nga zemra t’Ju falenderoj për kontributin e paçmuar në çlirimin e Atdheut Tuaj dhe Evropës nga nazizmi. Ne, pasardhësit mirënjohës, vlerësojmë lart heroizmin Tuaj dhe do ta ruajmë atë me kujdes në zemrat tona!

Është kënaqësi që edhe në kohën tonë Ju dhe shokët Tuaj të Organizatës së Veteranëve vazhdoni të luftoni vazhdimisht dhe me vetëmohim për çështjen e ruajtjes së kujtesës historike kombëtare lidhur me ngjarjet e 80 viteve të shkuara. Shpresoj që bashkëpunimi ynë shumëfaqësh dhe frutdhënës lidhur me mbrojtjen e e idealeve të luftës antifashiste dhe do të shërbejë në të ardhmen si një shtyllë e sigurt për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale miqësore midis vendeve dhe popujve tanë. 

Duke përfituar nga rasti, më lejoni që në emër të Ambasadës Ruse dhe në emrin tim t’u përcjell urime të sinqerta të gjithë kolegëve dhe bashkëmendimtarëve Tuaj në Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare: shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në të gjitha nismat! 

 

Jetë të gjatë!

 

 

                               MIKHAIL AFANASIEV