Urim i Ambasadorit rus në Shqipëri Mikhail Afanasiev për muslimanët e Shqipërisë me rastin e Festave Fiter Bajramit
13 Maj

Urim i Ambasadorit rus në Shqipëri Mikhail Afanasiev për muslimanët e Shqipërisë me rastin e Festave Fiter Bajramit

Të nderuar muslimanë të Shqipërisë,

Fiter Bajrami është një festë e ndritshme për të gjithë muslimanët, e cila jep shpresa të reja, mëson mençuri dhe falje, forcon besimin në mundësinë e pastrimit të shpirtit dhe zemrës. Kjo ditë sjell dritë dhe ngrohtësi, bashkon të afërmit dhe të panjohurit.

Nga zemra Ju uroj shëndet dhe gjallëri, frymëzim dhe pastërti të mendimeve, besim dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Shpresoj që dita e shenjtë e Fiter Bajramit patjetër do të sjellë paqe, gëzim dhe bekim në shtëpitë dhe familjet tuaja dhe do të lejojë të ndjeni harmoninë shpirtërore. Le të mbushë i Plotfuqishmi jetën tuaj me lumturi dhe qetësi shpirtërore në këto momente të veçanta!

Gëzuar festën, të dashur miq!