06 gusht

Rifillimi i lëshimit të vizave ruse të të gjitha kategorive për qytetarët e Shqipërisë

Me Vendim të Qeverisë së Rusisë Nr. 2084-r, datë 28 korrik 2021, Shqipëria u shtua në listën e shteteve të huaja, qytetarët dhe personat e të cilëve kanë një leje qëndrimi apo një dokument tjetër që konfirmon të drejtën e qëndrimit të përhershëm në këto vende e të cilët mund të hyjnë në Federatën Ruse nga këto shtete përmes pikave të kontrollit ajror përmes kufirit shtetëror të Federatës Ruse.

Lidhur me sa më sipër, Dega Konsullore e Ambasadës Ruse rifillon praktikën e zakonshme të lëshimit të vizave të të gjitha kategorive për udhëtime në Rusi.

Tërheqim vëmendjen Tuaj se gjatë kalimit të kufirit shtetëror të Federatës Ruse shtetasit e huaj duhet të njoftojnë autoritetet përkatëse që kryejnë kontroll sanitar dhe karantinues për mungesën e sëmundjes COVID-19 duke paraqitur dokumentin mjekësor (në gjuhën ruse dhe angleze), i cili konfirmon rezultatin negativ të studimi laboratorik të materialit për COVID-19 me metodën e reaksionit zinxhir polimerazë (PCR), të kryer jo më herët se tre ditë kalendarike nga data e hyrjes në territorin e Federatës Ruse, si edhe të dokumenteve mjekësore që vërtetojnë zbulimin e antitrupave të imunoglobulinës G (IgG) (nëse janë zbuluar).