Pritje e Ambasades së Rusisë me rastin e Ditës së Unitetit Kombëtar
01 Nëntor / 2021

Pritje e Ambasades së Rusisë me rastin e Ditës së Unitetit Kombëtar

Në datën 11 nëntor Ambasada Ruse në Shqipëri organizoi një pritje me rastin e festës shtetërore të Federatës Ruse – Ditës së Unitetit Kombëtar.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm bashkatdhetarë rusë që jetojnë në Shqipëri, përfaqësues të shoqërisë civile, anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë, Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi”, diplomantë shqiptarë të universiteteve ruse, figura të shkencës, arsimit, kulturës, si edhe gazetarë.

Një fjalë përshëndetëse mbajti Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, M.Afanasiev,
i cili vuri në dukje rrënjët e thella historike të festës dhe rëndësinë e harmonisë ndëretnike e ndërfetare në vendin tonë, si një nga bazat e organizimit shtetëror shumëshekullor rus.

Në këtë aktivitet u zhvillua gjithashtu një mini-koncert i ansamblit folklorik “Vertograd.