"Diktimi Gjeografik 2021"
08 tetor

"Diktimi Gjeografik 2021"

Diktimi Gjeografik 2021 është një nismë panruse arsimore nën kujdesin e Shoqërisë Gjeografike Ruse, e cila ka për qëllim popullarizimin e dijeve gjergrafike dhe rritjen e interesit për gjeografinë e Rusisë në mesin e popullatës.

Këtë vit të interesuarit kanë mundësi të marrin pjesë online në këtë aktivitet të diktimit gjeografik ndërkombëtar, nëpërmjet faqes zyrtare (https://dictant.rgo.ru).

Diktimi online fillon në datën 14 nëntor, në orën 14.00, sipas orës së Moskës, dhe do të përfundojë në datën 21 nëntor, në orën 14.00 (sipas orës së Moskës). Rezultati do të njoftohet menjëherë, pas përfundimit të diktimit. Regjistrimi paraprak nuk është i nevojshëm.

Për çdo hollësi të mëtejshme, vizitoni faqen zyrtare të diktimit: https://dictant.rgo.ru.