Back

Letër falenderimi e Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, M. Afanasiev drejtuar z. E. Rama

Më datë 24 mars Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, M. Afanasiev i dërgoi një letër Kryeministrit dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. E.Rama, në të cilën i shprehu mirënjohje të thellë palës shqiptare për kalimin nëpërmjet territorit të vendit për në Itali të avionëve të Forcave Ajrore Kozmike të Rusisë me qëllim dërgimin e ndihmës humanitare dhe shpërndarjen e pajisjeve mjekësore në vendin fqinj, të prekur nga pandemia e koronavirusit.

Gjithashtu, në letër M. Afanasiev i shprehu z. E. Rama ngushëllime për humbjen e disa qytetarëve shqiptarë, të prekur nga COVID-19 dhe theksoi rëndësinë e solidaritetit të të gjitha vendeve në luftën kundër pandemisë.