Ambasadori i Rusisë në Shqipëri takohet me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Ermonela Felaj - Intervistë
Ambasadori i Rusisë në Shqipëri takohet me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Ermonela Felaj
Më 25 nëntor 2014 Ambasadori i Rusisë z. Alexander Karpushin takoi Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Ermonela Felaj.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e aktivizimit të kontakteve mes grupeve të miqësisë të parlamenteve të Rusisë dhe Shqipërisë, duke ndarë mendimin se bashkëpunimi ndërparlamentar është një nga rrugët më efikase për të mbajtur dialogun për një spektër të gjerë të çështjeve dypalëshe.
Ambasadori rus e njohu znj. Felaj me planet e Ambasadës për të ringjallur marrëdhëniet ruso-shqiptare në fushat kyçe, si shkëmbimet tregtare, turizmi, arsimi dhe kultura.
Znj. Ministre i mbështeti fuqishëm nismat e Ambasadës, duke i vlerësuar lart planet e palës ruse për të intensifikuar furnizimet e prodhimeve bujqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Rusisë, si edhe shprehu mirënjohje për dhënien maturantëve shqiptarë të bursave të përvitshme për studimet falas në universitete ruse.