Back

Press-buliteni mё 05.05.2011

***

LINDJA E MESME

MPJ e FR shprehu mbeshtetjen per nenshkrimin e marreveshjes mbi rregullimin palestino-izraelit. “Ne Moske e pershendesin nenshkrimin e kesaj marreveshjeje e cila eshte perfundim i perpjekjeve te paleve te ndryshme, veçanerisht Egjiptit. Ndihmesen e vet e dha edhe Rusia, e cila, ne interes te rivendosjes se pelqimit nderpalestinez ndermorri hapa aktive politico-diplomatike, duke perfshire kontaktet si me palestinezet, ashtu edhe me partnere te tjere,” – thuhet ne komentin e perfaqesuesit zyrtar te MPJ-se se Rusise A.Llukasheviç ne sajtin zyrtar te dikasterit. Sipas tij, “ne Moske nisen nga fakti, qe varianti i bashkerenduar me palestinezet per pajtimin konsolidon kompetencat e udheheqjes se njohur palestineze me ne krye Mahmud Abazin per te zhvilluar dialog me te drejta te barabarta me Qeverine e Izraelit dhe propozon mundesi plotesuese per zgjidhjen e problemit palestinez te pelqyer nga palet.

 

 

***

LIBI

Per realizimin e operacionit humanitar te BE-se ne Libi, veçanerisht me pjesemarrjen e kontigjentit ushtarak, gjithsesi, do te nevojitet nje rezolute e veçante e KS-se se OKB-se. Keshtu deklaroi sot zv.Ministri i jashtem i Rusise A.Grushko. “Vertet, me 1 prill Keshilli i BE-se deklaroi gatishmerine e BE-se per zhvillimin e operacionit ne mbeshtetje te perpjekjeve humanitare te bashkesise nderkombetare ne Libi lidhur me situaten e krizes ne kete vend,” – theksoi zv.Ministri. “Per kete vendim perfaqesuesit e FR u informuan nga kanalet e dialogut politik, - njoftoi diplomati i larte. – Behet fjale, qe, ne rast nevoje ne kete operacion do te marrin pjese ushtarake nga efektivi i grupeve taktike luftarake”. “Ne nisemi nga fakti, qe ndihma humanitare duhet te vazhdohet ne linjen e institucioneve te specializuara te Drejtorise se OKB-se per bashkerendimin e çeshtjeve humanitare,” – verejti Grushko. “Ne çdo rast, kjo eshte rruga me efektive per te ndihmuar njerezit, qe vuajne nga mungesa e mjeteve te jeteses, ushqimeve te nevojes se pare, ilaçeve,” – shprehu bindjen diplomati.

Veprimet e forces nga ana e koalicionit te krijuar nga NATO-ja ne Libi duhen kryer ne perputhje te rrepte me pikat e rezolutes 1973 te KS-se se OKB-se. Keshtu deklaroi sot perfaqesuesi i perhershem i FR prane OKB-se Vitali Çurkin. “Çdo tejkalim i mandatit te percaktuar prej saj (rezolutes), perdorimi joproporcional i forces jane te palejueshme,” – theksoi ai. Nderkohe diplomati rus shprehu keqardhjen, qe “veprimet e forcave te koalicionit te drejtuara nga
NATO-ja, shkaktojne viktima midis popullsise civile.” “Midis te tjerave, kjo ndodhi edhe gjate bombardimeve te fundit te Tripolit,” – u shpreh Çurkini. Pala ruse e perjeton me keqardhje te thelle informacionin mbi shkallezimin e dhunes ne Libi.

 

***

SIRI

MPJ-ja e Rusise ende i keshillon shtetasit e FR te mos shkojne per turizem ne Siri. “I rekomandojme shtetasve te Rusise, qe perkohesisht te heqin dore nga udhetimet turistike ne Siri, ndersa atyre, qe ndodhen ne kete vend, te mos vizitojne qytetin Deraa dhe provincen perkatese,” – thuhet ne njoftimin e MPJ-se se FR te shperndare te merkurren. Nderkohe, ne Moske vazhdojne te ndjekin me vemendje zhvillimet ne Siri. “Pavaresisht uljes se vrullit te protestave te popullsise ne rajone te veçanta te vendit, ne teresi gjendja mbetet e tensionuar, lindin incidente te armatosura, viktima te te cilave behen si civilet, ashtu dhe punonjes te organeve te ruajtjes se rendit,” – theksuan ne MPJ-ne e Rusise.