Back

Shkrimtari dhe poeti i shquar shqiptar Ismail Kadare sot feston 85-vjetorin

Ismail Kadare është një klasik i njohur i letërsisë shqiptare dhe asaj botërore, emri i tij është i mirënjohur nga lexuesit në tërë botën, përfshirë edhe Rusinë. Veprat e tilla si "Dimri i vetmisë së madhe", "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", "Prilli i Thyer" e t.j. kanë fituar respekt dhe admirim të thellë të lexuesve tanë.

Karakteri universal i idealeve humaniste, në të cilat bazohet krijimtaria e Ismail Kadaresë, është tepër I dukshëm edhe në filmin e përbashkët ruso-shqiptar “Gjirokastra” të xhiruar së fundmi, i cili, si shpresojmë, së shpejti do të shfaqet në ekranet e mëdha.

Ambasada Ruse në Shqipëri e uron përzemërsisht të nderuar Z. Kadare gëzuar ditëlindjen, e uron shëndet të plotë, energji dhe frymëzim të pashtershëm, prosperitet, jetëgjatësi krijuese, si dhe arritje të reja në veprimtarinë letrare!

Sot urimet e tyre të ditëlindjes Ismail Kadaresë i kanë përcjellë Ambasadori i Rusisë në Shqipëri Mikhail Afanasiev, Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Sankt Peterburg dhe në Rajonin e Leningradit Aleksandër Novik, skenaristi dhe regjisori Juri Arabov si dhe kreu i Shoqatës së Miqësisë Rusi-Shqipëri Sergej Kuleshov.