Back

Telegram urimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov për Kryeministrin, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë Edi Rama me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit

Me rastin e Ditës së Flamurit Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë z. Sergej Lavrov i ka dërguar telegramin e urimit Kryeministrit, Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama:

"I nderuar zoti Kryeministër,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.

Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar – lumturi dhe prosperitet.

Sergej Lavrov"