Back

Urim i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, Mikhail Afanasiev për të krishterët e Shqipërisë me rastin e festës së Krishtlindjeve

Uroj nga zemra përfaqësuesit e besimeve dhe komuniteteve të krishtera të Shqipërisë me rastin e kremtimit të Lindjes së Krishtit! Për të gjithë të krishterët, pa përjashtim, Krishtlindja është festa më e ngrohtë dhe e gëzueshme që mishëron paqen, unitetin, mirësinë dhe shpresat më të sinqerta për një të ardhme më të mirë. Kjo ditë e ndritur na nxit të mendojmë për pyetjet e përjetshme të ekzistencës njerëzore dhe na jep besim në triumfin e së mirës.

Populli shqiptar shquhet për tolerancën e tij fetare. Për këtë arsye, është kënaqësi që në përmbyllje të vitit 2020, festa e Krishtlindjes festohet po njësoj, në atmosferë bashkimi dhe harmonie ndërfetare. Jam i bindur që kremtimi i Krishtlindjes do të vazhdojë, si më parë, të frymëzojë të gjithë besimtarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë për arritjen e veprave të mira, mëshirën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë në këta muaj të vështirë për secilin prej nesh të pandemisë së koronavirusit.

Le të dhurojnë këto ditë të magjishme krishtlindjesh gëzim dhe dashuri për të gjithë, për familjarët dhe të afërmit tanë, e le të mbushin zemrat tona me energji jetësore dhe dëshirë për të punuar për të mirën e vendit amtar. Le të shkëlqejnë shtëpitë Tuaja nga drita, ndërsa bollëku e prosperiteti, besimi e mirëkuptimi të trokasin sërish në derën Tuaj.

U uroj besimtarëve të krishterëve të Shqipërisë dhe të gjithë atyre, që festojnë Krishtlindjen, shëndet, lumturi, rehati në familje dhe arritje të reja në të gjitha iniciativat e mira!

Urimet më të mira!

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri

Mikhail Afanasiev