Back

Për takimin e Ambasadorit Mikhail Afanasiev me drejtorin e shtepisë botuese “Fan Noli” Rexhep Hida dhe përkthyesin letrar Nikoll Sudar

Më 14 dhjetor Ambasadori Rus në Shqipëri Mikhail Afanasiev priti në takim drejtorin e shtëpisë botuese “Fan Noli” Rexhep Hida bashkë me historianin dhe përkthyesin letrar Nikoll Sudar.

Rexhep Hida dhe Nikoll Sudar i dhuruan Ambasadës Ruse veprën e Aleksandër Sollzhenicinit "Arkipelagu Gulag" në tre vëllime, të përkthyer në shqip dhe të publikuar nga shtëpia botuese "Fan Noli". Ambasadori shprehu admirim e tij për punën e kryer nga përkthyesi dhe shtëpia botuese, falë së cilës lexuesit shqiptarë do të mund të vlerësojnë si duhet veprën kryesore të shkrimtarit të madh Aleksandër Sollzhenicin.

Gjatë bisedës ishte theksuar rëndësia e veprimtarisë së përkthyesit si një mjet për forcimin e mirëkuptimit dhe të besimit midis popujve, për pasurimin e ndërsjellë të kulturave, vetëdijen për unitetin, vazhdimësinë dhe brishtësinë e qytetërimit njerëzor në të gjitha fazat e historisë së tij.

Përfaqësuesit shqiptarë gjithashtu informuan për planet e mëtejshme të shtëpisë botuese “Fan Noli” për të popullarizuar në Shqipëri dhe rajonin autorët rusë dhe sovjetikë me famë botërore. Siç vunë në dukje bashkëbiseduesit, këto plane bazohen në interesin e përhershëm dhe respektin të shqiptarëve për trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit rus.