Back

Ambasada Ruse në Shqipëri merr pjesë në Panairin Profesional “Neranxi”

Më 29-30 prill 2017 në “Institutin Kulinar Neranxi”, në Tiranë u zhvillua panairi i përvitshëm, në të cilin studentët e këtij instituti nën udhëheqjen e shefave të kuzhinës nga vende të ndryshme të botës, midis tyre nga Italia, Greqia, Turqia dhe Kina përgatitën drejtëpërsërdrejti për banorët vendas gatime tradicionale evropiane dhe aziatike.

Këtë vit në panair u prezantua edhe kuzhina ruse. Kuzhinieri i Ambasadës Ruse në Shqipëri, Artan Xhuvani dhe ndihmësja e tij përgatitën për miqtë shqiptarë dhe të huaj gatime tradicionale ruse, në veçanti, “borsh” (nje supë), “pelmeni” (ravioli), si dhe speca të mbushur me oriz dhe mish.

Produktet kulinare ruse, krahas përfaqësuesve nga rrethet shoqërore dhe të biznesit, nga trupi diplomatik i akredituar në vend, i degustoi edhe drejtori i institutit të lartpërmendur N.Neranxi dhe bashkëshortja e tij, të cilët vunë re nivelin e lartë profesional të gatimeve dhe praninë e shumë elementëve të ngjashëm në kuzhinat shqiptare dhe ruse.

Diplomatët e Ambasadës ruse, nga ana e tyre falenderuan drejtuesit e institutit kulinar për organizimin e këtij aktiviteti, duke theksuar se aktiviteti në fjalë shërben si platformë unike për realizimin e shkëmbimeve kulinare dhe i jep mundësi shqiptarëve të njihen më afër me kulturën dhe traditat e Rusisë bashkëkohore.